Maj 9

Para ca kohësh kam lexuar librin ” 10 ligjet mendore” nga Barbara Berger. Me pëlqeu shumë kur e lexova, i bëra një përmbledhje të shkurtër dhe e përktheva në shqip. Tani sapo e pashë në dok. e mia dhe po e vendos në blog. Përkthimi është skandaloz :( ndoshta kjo mund ta bëjë pak të vështirë për ti kuptuar ligjet mendore, por mendoj se janë interesante për tu lexuar e më pas reflektuar.

Ndoshta kur ti lexoni do mendoni po s’na the ndonjë gjë të re, e dinim… se gjithmonë mendojmë se i dimë shumë gjëra pasi i lexojmë ;)

Gjithsesi këto janë ligje mendore, njësoj si ato fiziket, të pakundërshtueshme :)

Besoj se këto ligje nëse i vëmë në praktikë në jetë do të ne ndihmonin ti kalojmë problemet me lehtë, të arrijmë të kontrollojmë ndjenjat kur duam e të ndihemi më mirë me veten tonë.

We are what we think. We become what we believe. Our life is what we visualize. Our life is what we say it is. We can change our lives by changing our thoughts.

Our thoughts and words are all-powerful.
Through our thoughts and words,
we create our lives.
We are the only ones who have complete control
over our thoughts and words
because we are the only thinkers in our minds.

This is why we are so powerful.”

Lexo artikullin »

Pri 24

Tanatosi, si energji psikologjike, destruktive përbën një prirje që vjen në thelb nga shtypja, është një kundërveprim, sipas psikanalizës, që vjen si pasojë e nënshtrimit të njeriut të lirë, e fëmijës, e qenies njerëzore që fillimisht nuk njeh veçse parimin e dëshirës, pra theksin libidinal ndaj normave shoqërore, tabuve familjare, simbolikes së socializmit psikologjik.

Fëmijës nisin t’i thonë një sërë shprehjesh ndaluese: “Mos e bëj këtë!”, “Kjo gjë është e ndaluar!”, “Mos e prek!”, “Është turp të sillesh në këtë mënyrë!”, “Kjo gjë nuk të përket ty!”, “Vishu!”, “Mbulohu!”, “Mbyll derën e banjës kur kryhen nevojat fiziologjike!”, Rri urtë!”, “Sillu me edukatë dhe me respekt me më të rriturit!”, Mos ha me duar!”, “Qëndro i pastër!”, etj. etj. Pak e nga pak qenia njerëzore hyn në botën e ndalesave. Gjithçka tani e tutje mund të kryhet veçse brenda një tërësie normash të koduara që i kanë vendosur të tjerët, nuk dihet se kur, nuk dihet se ku. I ngjan tashmë një automobili që mund të rrëshqasë mbi rrugët e qytetit, por vetëm sipas rregullave të kodit rrugor. Lexo artikullin »