Eurovision 2008 - Shqipëria

Javën që vjen fillon Eurovision 2008, i cili këtë vit zhvillohet në Beograde, Serbi. Unë jam një fanse e këtij evenimenti, jo dhe aq e këngëve pjesëmarrëse, por më shumë e një Festivali të tillë Europian. Këtë vit ka një rekord vendesh pjesëmarrëse, plot 43 vende dhe për herë te parë do të ketë dy netë gjysëm finale nga ku do të dalin dhe këngët finaliste. Gjysëmfinalja e parë do të jetë në datë 20 Maj dhe gjysëmfinalja e dytë do të jetë në 22 Maj, ndërsa nata finale në datën 24 Maj. Këtë vit ka dhe një ndryshim tjetër në përzgjedhjen e këngëve për në finale, do të jetë dhe një juri që do të japë votën e saj për këngët. Nga secila gjysëm finale do të dalin 10 këngë (nga ku 9 këngë zgjidhen nga votat e popullit dhe kënga e 10-të nga votat e jurisë) të cilat shkojnë në natën finale.

Shqipëria do të paraqitet në Gjysëmfinalen e dytë dhe përfaqësohet nga Olta Boka me këngën “Zemrën lamë peng”.

Sot u zhvilluan provat e para, Olta këndoi live dhe doli shumë mirë. Me c’kam lexuar nëpër faqe të ndryshme për Eurovision, kënga e Oltës pëlqehet :D Vajza është vetëm 16 vjec.

Komento