Para ca kohësh kam lexuar librin ” 10 ligjet mendore” nga Barbara Berger. Me pëlqeu shumë kur e lexova, i bëra një përmbledhje të shkurtër dhe e përktheva në shqip. Tani sapo e pashë në dok. e mia dhe po e vendos në blog. Përkthimi është skandaloz
ndoshta kjo mund ta bëjë pak të vështirë për ti kuptuar ligjet mendore, por mendoj se janë interesante për tu lexuar e më pas reflektuar.
Ndoshta kur ti lexoni do mendoni po s’na the ndonjë gjë të re, e dinim… se gjithmonë mendojmë se i dimë shumë gjëra pasi i lexojmë
Gjithsesi këto janë ligje mendore, njësoj si ato fiziket, të pakundërshtueshme
Besoj se këto ligje nëse i vëmë në praktikë në jetë do të ne ndihmonin ti kalojmë problemet me lehtë, të arrijmë të kontrollojmë ndjenjat kur duam e të ndihemi më mirë me veten tonë.
“We are what we think. We become what we believe. Our life is what we visualize. Our life is what we say it is. We can change our lives by changing our thoughts.“
“Our thoughts and words are all-powerful.
Through our thoughts and words,
we create our lives.
We are the only ones who have complete control
over our thoughts and words
because we are the only thinkers in our minds.
This is why we are so powerful.”
…………………………………………………………………………………………………………………………….
Ligji 1: Ligji mbi shkakun dhe pasojën
Mendimi është shkaku dhe ajo që ndodh është pasoja
Mendimet tona krijojnë realitetin tone dhe jo e kundërta. Mendimi është shkaku dhe ajo që ndodh është rezultati ose pasoja e mendimit.
Shumica e njerëzve mendojnë se “e jashtmja” është një realitet objektiv që ekziston jashtë dhe e ndarë nga ata. Por nuk është kështu. Të ashtuquajturat rrethana të jashtme janë rezultat i një shkaku - dhe shkaku është mendimi. Çdo gjë - një urë, një diskutim, një këngë, një lufte, një shtëpi - është rezultati i dickaje. Dhe kjo diçka është mendimi. Mendimi është shkaku thelbësor. Mendimi është shkaku i gjithckaje që në përjetojmë në botën që jetojmë.
Mendimi është shkaku, rrethanat e jashtme janë pasoja.
Ligji 2: Ligji mbi dëshirën e lire
Ti je mendimtari i vetëm në logjikën tënde
Ti je mendimtari i vetëm në logjikën tënde, që do të thotë që asnjë tjetër nuk mund të mendojë për ty. Aftësia jote për të zgjedhur se cfare do mendosh është ajo që të bën ty një individ të lirë. Asnjë tjetër nuk mund të hyjë në kokën tënde dhe të mendojë për ty.
Në plan të jashtëm njerëzit mund të përdorin fuqinë e tyre për të detyruar të tjerët të thonë apo të bëjnë shume gjëra. Por asnjë nuk mund të hyjë në trurin e njeriut dhe të mendojë për të. S’do të thotë asgjë se cfare një njeri tjetër të thotë të thuash apo të bësh, ti përsëri e vendos vetë se cfarë do mendosh.
Dhe ky fakt - që asnjë njëri nuk mund të mendojë për ty - është çelësi për të kuptuar ligjin mbi dëshirën e lirë. Meqënëse ti je i vetmi mendimtar në logjikën tënde, je vetëm ti që vendos se ku do përqendrosh vëmendjen tënde.
Ligji 3: Ligji mbi përqendrimin
Aty ku ti përqendron vëmendjen, rritet energjia që harxhon për mendimin.
Vëmendja është energji, që do të thotë që ti harxhon energji tek ajo gjë që ti përqendron vëmendjen tënde. Nga kjo fushë e gjerë me energji dhe mundësi të pafund, përqendrimi jot “i jep jete” atij përjetimi në të cilën ti përqendrohesh. Një mënyrë tjetër për të shprehur këtë ligj është: Problemet e mia nuk më shqetësojnë për sa kohë që unë nuk mendoj për to. Ose jam kaq e zënë me idenë e të ndjerit mirë, saqë nuk kam kohë të ndihem keq. Ti je vetëdija jote dhe asnjë tjetër. Në qoftë se kupton që ti je vetëdija jote, del që rrjedha logjike është që ti je dhe përjeton atë që mendon. Kjo do të thotë që nëse ti nuk përqendron vëmendjen tënde mbi diçka, p.sh një problem, atëherë nuk ekziston problemi për ty - pavarësisht se c’thone të tjerët.
Ligji 4: Ligji mbi bindjet themelore
Bindjet e tua themelore vendosin mbi realitetin tënd.
Bindjet e tua themelore vendosin mbi realitetin tënd. Jeta që jeton sot është rezultati i bindjeve dhe pikëpamjeve të tua themelore të përjetimit që ne e quajmë “Jeta”. Çdo njeri jeton në botën e tij speciale.
Ligji 5: Ligji mbi individualitetin
Ti nuk mund të përjetosh gjë tjetër përveç mendimeve të tua
Çdo njeri jeton në botën e tij unike, në realitetin e tij, e cila themelohet në pikëpamjet e tij se çfarë është realiteti. Me fjalë të tjera: Meqenëse mendimi krijon, bota do të shfaqet para teje njëlloj siç e mendon ti se shfaqet.
Çdo gjë, ti, unë, shtëpitë tona, kompjuterët tone, ushqimi që hamë - e gjitha kjo mund të thyhet në të njëjtat njësi themelore, të cilat ne i quajmë atome. Këto atome mund të thyhen më tej në grimca subatomike, të cilat mund të thyhen në dallgë energjike. Në këtë nivel perceptimi, i gjithë krijimi është një fushë e gjerë e vetme energjie. Jeta është ajo që del në dritë nga kjo fushë energjie sepse ne përqendrojmë vëmendjen tonë te kjo. Rrjedhimisht është mënyra se si ne përqendrojmë vëmendjen tone që vendos përjetimin që ne marrim. Prandaj dhe ti nuk mund të përjetosh diçka tjetër përveç mendimeve te tua. Çdo gjë qe ti përjeton është rrjedhoje e bindjeve te tua dhe i përqendrimit të vëmendjes tënde.
Në qofte se nuk të pëlqen bota në të cilën jeton, mund ta ndryshosh duke ndryshuar mendimet e tua.
Ligji 6: Ligji mbi krijimin
Meqenëse nuk mund të pushosh së menduari, krijon gjithmonë mendime.
Ne mendojmë gjithë ditën dhe nuk mund të drejtojmë mënyrën e të menduarit. Mënyra jonë e të menduarit është si një tren i rrjedhshëm - mendimet janë te rastësishme dhe drejtohen më tepër nga ato shenja që na jep rrethi ku jetojmë. Meqenëse shumica e njerëzve nuk mund të drejtojnë mendimet e tyre, mund të nxjerrim përfundimin se shumica e njerëzve nuk mund të drejtojë as jetën e tyre. Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Meqenëse janë mendimet e tyre të rastësishme që krijojnë jetën e tyre, janë ata vetë që kanë përgjegjësinë.
Ligjet mendore funksionojnë njëlloj si ligjet fizike; ato janë të vlefshme për të gjithë dhe gjithmonë të zbatueshme. (P.sh. sado i dashur e i mirë të jesh, nëse e fut gishtin në një prizë je një “budalla”). Prandaj nuk ka rëndësi sa i mirë je si njeri kur mendon “çuditshëm”, mendimet e tua të rastësishme do të shkaktojnë rrethana të çuditshme. Dhe kjo shpjegon përse shumë njerëz të mirë në shpirt bëhen shkak i rrethanave të çuditshme, kjo ndodh sepse ata nuk dinë si funksionon arsyeja.
Kur ti zbulon që nuk mund të mendosh me pushime, atëherë do kuptosh që detyra jote kryesore është të marrësh në kontroll procesin e të menduarit.
Eksperiment: Pusho së menduari…. është e pamundur. Kur ti ulesh e mediton, mendon për diçka. Ti mendon gjithmonë.
Ligji 7: Ligji mbi ndjenjat
Nuk mund të kesh një ndjenjë pa patur në fillim një mendim.
Fatkeqësisht shumica e njerëzve udhëhiqen nga ndjenjat. Me këtë dua te them qe ata ndjejnë një ndjenje dhe përjetojnë gjithçka me të. Nuk e dinë që mund të përdorin arsyen për të zgjedhur dhe drejtuar ndjenjat. Dhe meqenëse nuk e kuptojnë mekanizmin ose teknologjinë mendore që është mbrapa ndjenjave, bëhen viktima të ndjenjave të tyre.
Teknologjia mendore na mëson lidhjen e vërtetë midis mendimit dhe ndjenjës - dhe lidhja është qe mendimi është para ndjenjës. Kjo do të thotë që nuk mund të kesh një ndjenje pa patur më para një mendim. Nuk mund të jesh i nevrikosur pa patur një mendim që të bën të nevrikosur. Nuk mund të jesh as i dashur pa menduar mendime të dashura dhe të mira.
Eksperiment: Mendo për një njeri që ka qenë i keq ndaj teje. Mendo gjate për ato gjëra të këqija që ti mendon se ai njeri ti ka bërë. Cilat ndjenja shfaqen? Cilat simptoma fizike shpërthejnë mendimet e tua? Te rreh zemra më fort? Ndihesh më i nxehtë përbrenda? I nevrikosur? Urrejtje? I tendosur? Të duket sikur i gjithë trupi mblidhet në një? Shiko me vëmendje veten tënde - ndjenjat e tua dhe trupin tënd - kur ti i jep ushqim mendimeve të tua.
Zinxhiri i rrjedhës është i tillë: 1) mendimi pastaj 2) reagimi i pakontrolluar i ndjenjave dhe si përfundim 3) reagimi fizik.
Ne nuk na nevojiten më “shumë ndjenja”, por na nevojiten më shumë mendime të qarta.
Ligji 8: Ligji mbi zëvendësimin
Mund të ndryshosh mendimet e tua duke zëvendësuar mënyrën e vjetër e të menduarit me një të re.
Ka gjithmonë diçka për të cilën ti mendon. Me fjale të tjera bën pjesë në vetëdijen e njeriut të mendojë gjithmonë për diçka. Bën gjithashtu pjesë në vetëdijen e njeriut të fiksohet gjithmonë në disa mendime. Disa ngjarje te caktuara shkaktojnë disa mendime të veçanta tek ty. Sapo mendimet orientohen drejt një drejtimi të caktuar, duket sikur ato duan të vazhdojnë atë drejtim derisa diçka e re lind në mendje. Prandaj është e vështirë të detyrosh veten të mos mendosh mendime negative. Nqs i thua vetes se do pushojë së menduari për diçka, në fakt ti fokuson të gjithë vëmendjen tënde pikërisht në atë gjë që nuk do doje të mendoje. Kjo do të thotë që ti do të mendosh akoma më shumë për atë gjë. Nuk të ndihmon ti thuash vetes që unë duhet të pushojë së menduari negativisht për diçka. Por nqs përdor dëshirën tënde të lire dhe drejton mendimet e tua drejt dickaje tjetër, diçka komplet ndryshe, atëherë mund të zëvendësosh mendimet negative me një mendim tjetër; dhe pse jo një mendim pozitiv.
Ky ligj pra, thotë që mënyra shkencore e të trajtuarit të gjendjes negative është ta priresh me gjendjen e kundërt në vetëdijen tende duke ndryshuar mënyrën e të menduarit me një tjetër.
Ligji 9: Ligji i kundërshtive mendore
Të njëjtët tërhiqen.
Ky ligj shpjegon që ne duhet të kemi një nënvetëdije e barabarte me të Mirën qe ne duam të përjetojmë në planin e jashtëm. Me fjalë të tjera: Ti nuk mund te përjetosh mirëqenie para se te kesh ” nënvetëdijen e mirëqenies”. Vetëdija e mirëqenies vjen para se paratë te jene ne banke. Ky ligj na thotë te gjithë neve se përjetimet tona ne planin e jashtëm i përgjigjen gjendjes sonë shpirtërore. Një mënyre tjetër për ta shprehur këtë ligj është: “Te njëjtët tërhiqen”. Nëse fillon te vëzhgosh njerëzit ne rrotull teje do te vesh re qe njerëzit e vëmendshëm dhe te dashur masin shenjat e përkujdesjes dhe dashurisë kudo qe ndodhen. Domethënë varet nga gjendja jote shpirtërore sesi ti e shikon boten e jashtme. Nëse je shume pesimist çdo gjë te duket e zeze, shikon vetëm gjerat e këqija. Duhet te riprogramosh nënvetëdijen dhe te zhvillosh mënyra mendore te reja duke pajisur nënvetëdijen me bindje te reja. Duke zbatuar ne mënyre te vazhdueshme këtë, nënvetëdija jote pranon mënyrën e re te te menduarit.
Ligji 10: Ligji i manifestimit
Mendimet janë ceshtje.
Shkaku dhe pasoje janë e njëjta gjë. Nëse përjashton faktorin kohe, do te kuptosh te vërteten ne këtë ligj. Kur ti përjashton kohen, qe është procesi ne te gjithën, do te shikosh qe shkaku dhe pasoja janë identike. Dhe kur shikon këtë, kupton qe mendimet janë ceshtje. Ky është ligji i manifestimit.
Renditja është kështu:
Si fillim mendimi: Diçka qe te vjen ne mendje.
Pastaj fjala: Tingull, te folurit, vibracionet. Mendimi shprehet. Çdo mendim ka një tingull ose një vibrim. Tingulli i mendimit dhe vibrimi janë teknologjia e manifestimit.
Dhe pastaj manifestimi: Ajo qe manifestohet varet nga frekuenca e vibrimit. Çdo qenie, gjë, shpikje, dimension vibron me frekuencën e vet unike.