Maj 13

Javën që vjen fillon Eurovision 2008, i cili këtë vit zhvillohet në Beograde, Serbi. Unë jam një fanse e këtij evenimenti, jo dhe aq e këngëve pjesëmarrëse, por më shumë e një Festivali të tillë Europian. Këtë vit ka një rekord vendesh pjesëmarrëse, plot 43 vende dhe për herë te parë do të ketë dy netë gjysëm finale nga ku do të dalin dhe këngët finaliste. Gjysëmfinalja e parë do të jetë në datë 20 Maj dhe gjysëmfinalja e dytë do të jetë në 22 Maj, ndërsa nata finale në datën 24 Maj. Këtë vit ka dhe një ndryshim tjetër në përzgjedhjen e këngëve për në finale, do të jetë dhe një juri që do të japë votën e saj për këngët. Nga secila gjysëm finale do të dalin 10 këngë (nga ku 9 këngë zgjidhen nga votat e popullit dhe kënga e 10-të nga votat e jurisë) të cilat shkojnë në natën finale.

Shqipëria do të paraqitet në Gjysëmfinalen e dytë dhe përfaqësohet nga Olta Boka me këngën “Zemrën lamë peng”.

Sot u zhvilluan provat e para, Olta këndoi live dhe doli shumë mirë. Me c’kam lexuar nëpër faqe të ndryshme për Eurovision, kënga e Oltës pëlqehet :D Vajza është vetëm 16 vjec.

Maj 10

 

 

 

A mund të ketë marrëzi më të madhe? Si do të vente halli sikur të gjithë njerëzve t’u jepeshin të drejtat? E përfytyroni? Të gjithë do të bëheshin sundimtarë? A mund të merrni me mend që një vend të qeveriset nga qytetarët? Qytetarët janë kuaj që mbrehen në karrocë, dhe kuajt nuk janë karrocieri. Ti zgjidhesh punët e shtetit me anë të votimit, do të thotë të shkosh nga të fryjë era. Mos doni që shteti të vozitë si reja? Lexo artikullin »

Maj 9

Para ca kohësh kam lexuar librin ” 10 ligjet mendore” nga Barbara Berger. Me pëlqeu shumë kur e lexova, i bëra një përmbledhje të shkurtër dhe e përktheva në shqip. Tani sapo e pashë në dok. e mia dhe po e vendos në blog. Përkthimi është skandaloz :( ndoshta kjo mund ta bëjë pak të vështirë për ti kuptuar ligjet mendore, por mendoj se janë interesante për tu lexuar e më pas reflektuar.

Ndoshta kur ti lexoni do mendoni po s’na the ndonjë gjë të re, e dinim… se gjithmonë mendojmë se i dimë shumë gjëra pasi i lexojmë ;)

Gjithsesi këto janë ligje mendore, njësoj si ato fiziket, të pakundërshtueshme :)

Besoj se këto ligje nëse i vëmë në praktikë në jetë do të ne ndihmonin ti kalojmë problemet me lehtë, të arrijmë të kontrollojmë ndjenjat kur duam e të ndihemi më mirë me veten tonë.

We are what we think. We become what we believe. Our life is what we visualize. Our life is what we say it is. We can change our lives by changing our thoughts.

Our thoughts and words are all-powerful.
Through our thoughts and words,
we create our lives.
We are the only ones who have complete control
over our thoughts and words
because we are the only thinkers in our minds.

This is why we are so powerful.”

Lexo artikullin »

Maj 7

vlora.JPG