Tanatosi, si energji psikologjike, destruktive përbën një prirje që vjen në thelb nga shtypja, është një kundërveprim, sipas psikanalizës, që vjen si pasojë e nënshtrimit të njeriut të lirë, e fëmijës, e qenies njerëzore që fillimisht nuk njeh veçse parimin e dëshirës, pra theksin libidinal ndaj normave shoqërore, tabuve familjare, simbolikes së socializmit psikologjik.
Fëmijës nisin t’i thonë një sërë shprehjesh ndaluese: “Mos e bëj këtë!”, “Kjo gjë është e ndaluar!”, “Mos e prek!”, “Është turp të sillesh në këtë mënyrë!”, “Kjo gjë nuk të përket ty!”, “Vishu!”, “Mbulohu!”, “Mbyll derën e banjës kur kryhen nevojat fiziologjike!”, Rri urtë!”, “Sillu me edukatë dhe me respekt me më të rriturit!”, Mos ha me duar!”, “Qëndro i pastër!”, etj. etj. Pak e nga pak qenia njerëzore hyn në botën e ndalesave. Gjithçka tani e tutje mund të kryhet veçse brenda një tërësie normash të koduara që i kanë vendosur të tjerët, nuk dihet se kur, nuk dihet se ku. I ngjan tashmë një automobili që mund të rrëshqasë mbi rrugët e qytetit, por vetëm sipas rregullave të kodit rrugor. Lexo artikullin »