Pri 26

ooo merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
oooo lermë trishtim
më ler të endem, drejt fatit tim
……

Fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
o nënë po iku diku atje tej
ku të mësoj të rroj dhe pa ty

Pri 24

Tanatosi, si energji psikologjike, destruktive përbën një prirje që vjen në thelb nga shtypja, është një kundërveprim, sipas psikanalizës, që vjen si pasojë e nënshtrimit të njeriut të lirë, e fëmijës, e qenies njerëzore që fillimisht nuk njeh veçse parimin e dëshirës, pra theksin libidinal ndaj normave shoqërore, tabuve familjare, simbolikes së socializmit psikologjik.

Fëmijës nisin t’i thonë një sërë shprehjesh ndaluese: “Mos e bëj këtë!”, “Kjo gjë është e ndaluar!”, “Mos e prek!”, “Është turp të sillesh në këtë mënyrë!”, “Kjo gjë nuk të përket ty!”, “Vishu!”, “Mbulohu!”, “Mbyll derën e banjës kur kryhen nevojat fiziologjike!”, Rri urtë!”, “Sillu me edukatë dhe me respekt me më të rriturit!”, Mos ha me duar!”, “Qëndro i pastër!”, etj. etj. Pak e nga pak qenia njerëzore hyn në botën e ndalesave. Gjithçka tani e tutje mund të kryhet veçse brenda një tërësie normash të koduara që i kanë vendosur të tjerët, nuk dihet se kur, nuk dihet se ku. I ngjan tashmë një automobili që mund të rrëshqasë mbi rrugët e qytetit, por vetëm sipas rregullave të kodit rrugor. Lexo artikullin »